COVID-19

Të infektuar

1158

Të shëruar

876

Të vdekur

30

Pandemia/ Një 18-vjeçare me temperaturë 40 gradë shtrihet në rrugë në Prishtinë, babai i saj thotë se emergjenca nuk po vjen ta marrë

news image

Një 18-vjeçare është shtrirë në rrugën “UÇK”, në lagjen “Qafa” afër ish-bankës të Lublanës në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas babit të saj i cili e ka publikuar videon në Facebook, ajo ka temperaturë 40 gradë celsius, por emergjenca nuk po vjen ta marrë edhe pse, thotë se, e kanë thirrur.

Ai në video thotë se e kanë dërguar vajzën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare që ndodhet afër vendit ku shihet vajza e shtrirë në video, por thotë se, mjekët aty i kanë thënë se nuk ka çfarë kërkon aty, pasi që e kanë përfunduar herët.

Se nuk ka çfarë kërkon, ai thotë se, i kanë thënë edhe nga Klinika Infektive, kur i ka telefonuar që të vijnë ta marrin.

“Të nderuar qytetarë, paramendojeni koronavirusin, shikojeni si na trajtojnë mjekët tonë, nuk e marrin pacientin me e dërgu ose në Infektivë ose me ardhë këtu me e këqyrë. E pruna te mjeku, kush nuk mori masa. Këqyreni ku e kam çiken këtu të shtrime, d.m.th., është me temperaturë 40 gradë edhe nuk ju intereson hiq as mjekëve. E thirra edhe 124 nuk ju interesoj hiq”, thotë babai i 18 vjeçares.

Kështu ai u bën apel qytetarëve të keni kujdes, pasi sipas tij, në të kundërtën do të vdesin në rrugë.

“Unë nuk e di çfarë shteti është ky. Po bëjnë reklama me maska, kurse neve nuk na këqyrin as nuk ju intereson. Kështu që, ju bëj apel merrni ilaçe në shtëpi se sa për mjekë po vdekshi rrugës. Edhe njëherë po ju bëj apel, këqyreni pacientin kesh te mjekët, më thanë këtu nuk ki çka lyp, tha na e kemi kryer sot herët. E thirra Infektiven, më thanë nuk ki çka lyp as atje. Kështu që, këqyreni, çiken e kam 18 vjeç me temperaturë 40 gradë, shikojeni si është e shtrime midis asfaltit. Kështu që, është tmerr i tmerrit. Kjo është tmerr është, o shok. Me u sëmur sot, e me thanë izolohuni në shtëpi, e mos me marr kush masa, kjo është tmerri i tmerrit”, dëgjohet duke thënë në video ai.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me numrin emergjent 124 për të kuptuar nëse burri në video vërtetë ka kërkuar ndihmë, por ky numër ishte i paçasshëm. /Gazeta Sinjali/

Gepostet von Joni Goxhuli am Sonntag, 12. April 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: