Paris Saint-Germaini raportohet se ka nisur bisedimet me Zinedine Zidane.
Mauricio Pochettino do të largohet nga kampioni francez, teksa ish-mesfushori francez është favorit për zëvendësimin e tij.
Sipas “Canal Supporters”, PSG-ja aktualisht është duke negociuar me Zidanen rreth mundësisë që ai të jetë në krye të skuadrës nga sezoni i ri.
49-vjeçari është i lirë që nga vera e vitit të kaluar, kur u largua nga Real Madridi.