image Nis vaksinimi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Shëndetësi

Nis vaksinimi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

news image

Ekipet mobile të IKShPK-së gjatë së premtes kanë filluar me vaksinimin e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

MSh-ja ka bërë të ditur se kjo praktikë do të zbatohet së shpejti edhe në komuna tjera të Kosovës.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 686 mijë e 238 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 833 mijë e 695 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 21 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 38.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë./GazetaSinjali/