image Nis vaksinimi kundër COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Shëndetësi

Nis vaksinimi kundër COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

news image

Në Prishtinë sot është hapur një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19, më saktësisht në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qëllimi i kësaj është ofrimi i më shumë mundësive për marrjen e vaksinës.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2).

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

/GazetaSinjali/