image Me 45 minuta vonesë, nis seanca e Kuvendit ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021 - Sinjali

Me 45 minuta vonesë, nis seanca e Kuvendit ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021

news image

Me 45 minuta vonesë, ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë seancë, në rend dite janë dy pika, votimi i projektligjit për ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 si dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur javën e kaluar se seanca plenare është thirrur me kërkesë të më shumë se 40 deputetëve./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin