image Nis peticioni për largimin e Bregoviqit nga ‘Festa e Birrës’ në Korçë
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Nis peticioni për largimin e Bregoviqit nga ‘Festa e Birrës’ në Korçë

news image

Ka filluar që të nënshkruhet një peticion online nëpërmjet të cilit kërkohet anulimi i performimit të Bregoviqit në ‘Festën e Birrës’, festë kjo e organizuar nga Bashkia e Korçës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas organizatorëve të këtij peticioni këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet e 90’ta, këngë e cila kishte nxitur paramilitarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë, por edhe më gjerë.

Përmes këtij peticioni kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri Rama, por edhe nga Bashkia e Korçës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrje e Bregoviqit.

“…Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm”, thuhet në peticion.

Kujtojmë se Capital T dhe Dafina Zeqiri tashmë janë tërhequr nga ky event që do të mbahet nga data 18 deri më 22 gusht.

Kurse reperi i njohur Noizy ka bërë thirrje që të prishet ky koncert duke organizuar një tjetër në të njëjtën ditë dhe orë në Korçë.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme u raportua se qytetarët e Korçës do të protestojnë kundër performancës së këngëtarit serb Goran Bregoviq në Festivalin e Korçës.

/GazetaSinjali/