image Rusët bëjnë peticion për ndaljen e luftës në Ukrainë

Botë

Rusët bëjnë peticion për ndaljen e luftës në Ukrainë

news image

Rusët së fundmi kanë hapur një peticion online ku shprehin kërkesën e tyre që lufta në Ukrainë të ndalet sa më parë. Peticioni rus i change.org ka më shumë se 1 milion nënshkrime.

Ky peticion në gjuhën ruse është kundër luftës në Ukrainë dhe ka mbledhur më shumë se një milion nënshkrime dhe anëtarët e organizatave profesionale ruse kanë nënshkruar peticione të ngjashme, sipas CNN.

Aktivisti veteran i të drejtave të njeriut Lev Ponomarev nisi një peticion “Jo luftës” që ka mbi 1 milion nënshkrime që nga pasditja e hershme e Moskës të martën.

Figura të njohura të medias ruse, duke përfshirë autorin dhe gazetarin Mikhail Zygar dhe regjisorin e dokumentarëve Yury Dud – i cili ka mbi 5 milionë ndjekës në Instagram – kanë postuar në mediat sociale kundër luftës.

/GazetaSinjali/