image Nisi peticion dhe i shkroi letër Macronit për heqjen e vizave për Kosovën, Shchneeberger thotë se nuk mori asnjë përgjigje

Politikë

Nisi peticion dhe i shkroi letër Macronit për heqjen e vizave për Kosovën, Shchneeberger thotë se nuk mori asnjë përgjigje

news image

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka treguar se nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga presidenti francez, Emmanuel Macron ani pse ajo i kishte dërguar një letër ku kishte kërkuar që t’i hiqen vizat Kosovës.

Shchneeberger ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, se një javë më parë i kishte dërguar këtë letër presidentit Macron dhe i njëjti nuk i ka kthyer përgjigje.

I dërgova letrën presidentit Emmanuel Macron një javë më parë. Asnjë përgjigje dhe pa viza deri tani. Ndërkohë 16 mijë e 162 nënshkrime”, ka shkruar ajo.

Në letrën që Shchneeberger i kishte dërguar Macron, ajo kishte kërkuar që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Po ju shkruaj për një çështje urgjente. Bëje të mundur liberalizimin e vizave për Kosovën. Shumica dërrmuese është në favor, tani nevojiten vetëm votat e fundit të mbetura. Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë sikurse ne. Duke vënë veto për liberalizimin e vizave, ne jemi duke afektuar shumë jetëra në anën negative. Kjo padrejtësi e njëanshme duhet përfundimisht të marrë fund”, kishte shkruar Shchneeberger në letrën e saj.

Shchneeberger javë më parë kishte nisur një peticion online, për heqjen e vizave për Kosovën.

Në Samitin e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 23 qershor, u diskutua shumë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por nuk pati asgjë konkrete.

/GazetaSinjali/