image Xhensila i bashkohet këngëtarëve shqiptarë kundër performancës së Bregoviqit

Bota e Yjeve

Xhensila i bashkohet këngëtarëve shqiptarë kundër performancës së Bregoviqit

news image

Paralajmërimi se këngëtari serb Goran Bregoviq, do të performojë në festën e birrës në Korçë ka nxitur shumë reagime.

Edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka shprehur pakënaqësinë e saj rreth kësaj ngjarje.

Ajo thotë se ka mjaftueshëm artistë tjerë që kanë mundur të ftoheshin.

“Sot kam dëgjuar për këtë lajm. Mendoj se ka shumë artistë edhe më të mirë për të ftuar. Ajo çka i ka ndodhur Kosovës ka qenë një gjenocid i madh. Sigurisht se muzika është universale po në momentin që dikush ka manifestuar armiqësi me motrën tënde, pasi Kosova është motra e Shqipërisë, është e tepruar. Mendoj se ka mundur të ketë artistë tjerë që do mund të performonin”, ka thënë Myrtezaj për T7.

Këngëtari serb, që dikur iu këndonte ushtarëve vrasës serbë për masakrat që bënin kundër shqiptarëve të Kosovës, është i ftuar si mysafir special në festivalin që mbahet çdo vit në qytetin e Korçës në Shqipëri./GazetaSinjali/