image Noizy për Bregoviq: Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu siç nxiti ai në luftën e Kosovës

Bota e Yjeve

Noizy për Bregoviq: Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu siç nxiti ai në luftën e Kosovës

news image

Rep-artisti shqiptar, Noizy ka shprehur pakënaqësinë e tij përmes rrjeteve sociale lidhur me përformancën e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në festën e birrës në Korçë.

Noizy ka reaguar përmes disa postimeve në Insta Story, ku është shprehur i revoltuar.

“Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu siç nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka shkruar ai.

“Shishe plot, jo bosh se desh harrova” ka vazhduar reperi.

Tutje, vazhdon duke e përmendur edhe Dua Lipën e cila po vazhdon qëndrimin e saj në Shqipëri.

“Dua Lipa është këtej, thirreni atë?”, ka thënë Noizy./GazetaSinjali/