Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Peran të Podujevës, ku mbeti i vdekur një person pasi u qëllua me armë të zjarrit. Të riun dyshohet se e vrau babai i tij, i cili tashmë është arrestuar.
Sinjali mëson se dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.
Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”