image Tragjedi në Podujevë: Qëllohet me kallash një i ri, dyshohet se e vrau babai

Siguri

Tragjedi në Podujevë: Qëllohet me kallash një i ri, dyshohet se e vrau babai

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Peran të komunës së Podujevës, ku pas të shtënave me armë zjarri dyshohet se një person ka mbetur i vdekur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, ku kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e rastit. 

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar, respektivisht babai i viktimës, por ende nuk e ka pranuar veprën të cilën dyshohet se e ka kryer.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/