image Ngecin bisedimet, Hull City e do Muriqin si huazim, Lazio dëshiron ta shesë

Futboll

Ngecin bisedimet, Hull City e do Muriqin si huazim, Lazio dëshiron ta shesë

news image

Largimi i Vedat Muriqit nga Lazio duket i pashmangshëm. Sulmuesi kosovar rezultoi një basti i humbur i Igli Tares, pasi në një sezon e gjysmë ende nuk ka dëshmuar aftësitë e tij në Itali.

Muriqi dëshiron rikthimin te Fenerbahçe, megjithëse oferta e vetme ka ardhur nga tjetërkund. Hull City ka kërkuar shërbimet e Muriqit, ndërsa ky i fundit ka vendosur të jetë i gatshëm për të pranuar të luajë në Championship.

Por pista angleze është zbehur ndjeshëm. City synon huazimin me të drejtë blerje në fund të sezonit, ndërsa nga ana tjetër Lazio ka plane të tjera dhe kërkon ta shesë që këtë muaj sulmuesin shqiptar.

“Pirati“ rezultoi një dështim për bardhekaltrit, teksa shifra e majme për transferimin e tij nga Fenerbahçe nuk u justifikua për asnjë moment në fushën e lojës.

Deri më tani në tryezën e Lacios ka mbërritur vetëm një ofertë. Bëhet fjalë për Hull City-n, e cili po lufton për mbijetesë në Championship-in anglez.

“Il Messaggero” raporton se klubi në fjalë është i gatshëm të blejë përfundimisht kartonin e Muriqit në fund të sezonit për shifrën e 10 milionë eurove. /Gazeta Sinjali Sporti/