image Nga aksidenti te Katedralja mbetën të lënduar 3 persona

Siguri

Nga aksidenti te Katedralja mbetën të lënduar 3 persona

news image

Gazeta Sinjali më herët raportoi për një aksident te Katedralja në Prishtinë. Policia ka njoftuar se mbetën të lënduar tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, në një përgjigje për Sinjalin tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 14:30, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi Ahmeti për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/