Lionel Messi jetësoi më në fund ëndrrën e tij sot, duke u kurorëzuar me titullin e fituar të Kupës së Botës.
‘Albiçelestët’ triumfuan ndaj Francës nëpërmjet penalltive, pasi pas 120 minutave, ndeshja u mbyll me rezultat 3-3.
Ky ishte titulli i vetëm që i mungonte Lionel Messit, dhe tashmë kompleton atë “copën” e fundit të “puzzles”, të titujve të fituar.
Pas këtij suksesi, ka ardhur reagimi i bashkëlojtarit të tij te PSG, Neymar, të cilin e ka uruar.
“Urime vëlla”, ka shkruar Neymar me një foto të Lionel Messin me trofeun e fituar.