image Nesër mbyllen për qarkullim disa rrugë në "Pejton"

Kosovë

Nesër mbyllen për qarkullim disa rrugë në “Pejton”

news image

Për shkak të asfaltimit, nga nesër, e enjte deri të premten do të mbyllen për qarkullim disa rrugë të lagjes “Pejton” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës, e cila ka ftuar ngasësit e automjeteve që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative.

“Po fillon asfaltimi i rrugëve në lagjen “Pejton”, prandaj prej nesër, e enjte, 3 Shtator në ora 08:00 deri të Premten, 4 Shtator në orën 18:00, rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” do të jenë mbyllura për trafik”, thuhet në njoftimin e komunës. /Gazeta Sinjali/

No photo description available.