image Nesër do të vaksinohen nxënësit e gjimnazit "Ahmet Gashi" në Prishtinë

Shëndetësi

Nesër do të vaksinohen nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën anti-COVID-19, kanë organizuar ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë gjatë ditës së nesërme.

Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 12:00 në mjediset e kësaj shkolle.

Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Dita/Data: E enjte , 25 nëntor, 2021

Koha: 12:40

Vendi: Gjimnazi i Shkencave Shoqërore  “Ahmet Gashi “, Prishtinë

Tema: Vaksinimi i nxënësve me vaksinën kundër COVID-19. /GazetaSinjali/