image Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Kosovë

Kërkesë/ Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

news image

Policia e Kosovës është në kërkim të Ramë Smajli, i dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Grabitje”.

Përmes një komunikatë, Policia ka kërkuar bashkpunim nga qytetarët për ta arrestuar personin në fjalë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Në rast të posedimit të informative qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në këta numrat të telefonit dhe adresa elektronike: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë),- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë ose E-mail adresa: [email protected]/Gazeta Sinjali/