image Me çekiç në duar tentoi të vidhte në një market, kapet 14-vjeçari në Krujë

Shqipëri

Me çekiç në duar tentoi të vidhte në një market, kapet 14-vjeçari në Krujë

news image

Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak orësh të dyshuarin për tentativë për vjedhje në një market të qytetit, ngjarje e cila u filmua dhe u publikua edhe në rrjetet sociale.

Sipas policisë, i dyshuari është një 14-vjeçar, i cili dyshohet se theu xhamat e marketit me një çekiç, me qëllim vjedhjen.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan çekiçi i përdorur në ngjarje, si edhe veshjet që i mituri mbante në momentin e tentativës.

Për shkak të moshës, ndaj 14-vjeçarit po kryhen procedurat ligjore në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./TCh

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/