image Ekskluzive | Tre persona arrestohen për deklarim të rremë në gjykim për tentim-vrasje në Mitrovicë– përfunduan në Polici pas seancës

Sinjalizime

Ekskluzive | Tre persona arrestohen për deklarim të rremë në gjykim për tentim-vrasje në Mitrovicë– përfunduan në Polici pas seancës

news image

Tre persona janë vënë nën hetim për deklarim të rremë, pasi gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut dyshohet se kanë ndryshuar deklaratat e tyre në raport me ato që kishin dhënë më herët në Polici, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Gzim Mazhiqin rreth 31 vjeç, Fitim Hysenin rreth 32 vjeç dhe Burhan Qamilin rreth 32 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur gjatë seancës gjyqësore për një rast “Tentim vrasjeje”, që lidhet me një ngjarje të ndodhur më 20 shtator 2013.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, tre të përfshirët në këtë çështje kanë dhënë deklarime që, sipas autoriteteve, dallojnë nga deklaratat e tyre të mëparshme të dhëna në fazën e hetimeve policore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ata janë shoqëruar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Pas intervistimit, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Deklarim i rremë”, ndërsa tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/