image Vazhdon avazi i vjetër në Dardani, vetura lëviz nga ana e kundërt në rrugën njëkahëshe

Sinjalizime

Vazhdon avazi i vjetër në Dardani, vetura lëviz nga ana e kundërt në rrugën njëkahëshe

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë vozitësit drejtojnë automjetin e tyre në anën e kundërt të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në Prishtinë, konkretisht te Termokosi.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar foto, në të cilën shihet një automjet duke vozitur në anën e kundërt të rrugës.

Vozitësi shihet duke vozitur në drejtim të kundërt edhe pse në drejtim të tij vijnë vetura të tjera, të cilat rrezikohen në komunikacion.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./GazetaSinjali/