image Në këtë ditë të nxehtit arrin kulmin në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri në 40 gradë

Kosovë

Në këtë ditë të nxehtit arrin kulmin në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri në 40 gradë

news image

Java e fundit e korrikut do të fillojë me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat të martën sipas Prishtina Weather, mund të arrijnë edhe deri në 38 gradë, e lokalisht t’i afrohen edhe 40 gradë.

Si zakonisht, pas çdo të nxehti ekstrem, masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, që zbresin temperaturat edhe deri në 23C.

“24.07 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell.

25.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell dhe erë.  Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.

26.07 – Kryesisht me diell, me erë dhe jo shumë nxehtë.  Pasdite më vonë dhe mbrëmje rrebeshe e bubullima kalojnë mbi vend.

27.07 – Më freskët, me vransira e diell.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

28.07 – Më ngrohtë, me kthjellime e diell.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 8-18m/s, e të enjten ndryshon drejtimin në veriore, ku frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 4-8m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të theksuar nën vlera normale.”

/GazetaSinjali/