Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.
Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.
Java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjella me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do t’i ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit.