image Ndryshon moti në Kosovë, bien temperaturat

Kosovë

Ndryshon moti në Kosovë, bien temperaturat

news image

Pas temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje. 

Sipas IHMK-së, fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, meteorologët parashikojnë që rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore. 

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./GazetaSinjali/

May be an image of map