image “Ndihem i tradhtuar nga klubi, nuk kam respekt për Ten Hag” | Cristiano Ronaldo ‘shpërthen’ në intervistën ekskluzive

Futboll

“Ndihem i tradhtuar nga klubi, nuk kam respekt për Ten Hag” | Cristiano Ronaldo ‘shpërthen’ në intervistën ekskluzive

news image

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë ekskluzive për Piers Morgan.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka dhënë një prej intervistave më “tronditëse” viteve të fundit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është shprehur se ndihet i tradhtuar nga skuadra e Manchester United, lidhur me ngjarjet e fundit. Ai po ashtu ka folur edhe për raportin e tij me Ten Hag.

“Po, ndihem i tradhtuar. Jo vetëm nga trajneri, por edhe nga 2-3 persona të tjerë. Por, s’më intereson. Ndihem i tradhtuar dhe besoj se disa njerëz këtu nuk më duan, jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar”, ka thënë portugezi.

“Nuk kam respekt për të, pasi ai s’ka respekt për mua”, ka thënë Ronaldo, përcjell lajmi.net. “Nëse ti nuk ke respekt për mua, unë kurrë s’do të kem respekt për ty”, shtoi ai.

“Unë ndoqa zemrën time,” thotë ai thjesht, duke rrahur gjoksin. “Ai (Sir Alex) më tha: ‘Është e pamundur për ty të shkosh te Manchester City’ dhe unë i thashë ‘OK, Bos’.

“Përparimi ishte zero,” psherëtin ai. “Që kur Sir Alex u largua, unë nuk pashë asnjë evolucion në klub. Asgjë nuk kishte ndryshuar.”

Tutje, CR7 komentoi edhe kritikat e Wayne Rooney për të.

“Nuk e di pse më kritikoi aq keq… ndoshta sepse ai e përfundoi karrierën e tij dhe unë luaj akoma në nivele të larta. Nuk po them që unë dukem më mirë sesa ai. Gjë që është e vërtetë”, tha mes tjerash Ronaldo.

Mes tjerash, Ronaldo ka thënë se klubi nuk tregoi empati kur vajza e tij e porsalindur ndërronte jetë. Ronaldo ndihet i tradhtuar nga klubi dhe thotë se kjo histori nuk supozohej të përfundonte kështu.

Kjo intervistë duket si një lloj përshëndetje e ashpër e Cristiano Ronaldos me skuadrën e United.

Ronaldo e dha këtë intervistë për Piers Morgan dhe intervista u publikua ekskluzivisht në ‘The Sun’.

/GazetaSinjaliSport/