image Dëmtimi i Eriksen rikthen United në merkato

Futboll

Dëmtimi i Eriksen rikthen United në merkato

news image

Christian Eriksen pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit të Manchester United ndaj Reading, një dëmtim që pas analizave u konstatua se ishte më i rëndë nga sa mendohej.

Danezi ka probleme në kyçin e këmbës dhe pritet të mungojë të paktën deri në fundin e muajit prill, por që në klubin anglez janë përgatitur edhe për një mungesë më të gjatë.

Kjo e papritur detyron drejtuesit e Manchester United të rikthehen në merkato pasi kërkojnë ta zëvendësojnë me patjetër Eriksen.

Një alternativë është Yannick Carrasco. Ky i fundit është një lojtar që e ka humbur statusin e titullarit tek Atletico Madrid dhe spanjollët janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet në orët e fundit të merkatos.

Megjithatë, trajneri Erik ten Hag ende nuk është i bindur dhe do të presë deri në fund për një tjetër opsion.

Tekniku holandez theksoi se është mjaft e vështirë të transferohen lojtarë në orët e fundit të merkatos, me kohën që tashmë shkon tërësisht kundër interesit të anglezëve.

/GazetaSinjaliSport/