image Man United zyrtarizon portierin e Crystal Palace

Futboll

Man United zyrtarizon portierin e Crystal Palace

news image

Jack Butland është zyrtarisht portieri më i ri i Manchester United.

Portieri 29-vjeçar vjen në formë huazimi deri në fundin e sezonit dhe do të jetë portieri i dytë i skuadrës pas David de Gea.

“Djajtë” ishin vendosur në lëvizje për këtë transferim që në ditët e fundit të dhjetorit, pasi përfundoi huazimi i portierit Dubravka.

Butland nuk ka luajtur asnjë ndeshje në këtë sezon, ndërsa më parë është aktivizuar edhe me Stoke City, Derby dhe Leeds United.

/GazetaSinjaliSport/