image Dueli i ditës së sotme: Man Utd - Barcelona, gjithçka që duhet të dini për këtë sfidë

Futboll

Dueli i ditës së sotme: Man Utd – Barcelona, gjithçka që duhet të dini për këtë sfidë

news image

Manchester United do ta mirëpresë Barcelonën në Old Trafford sonte, në ndeshjen e dytë të fazës së “Play-Off” të Ligës së Evropës, e cila do të përcaktojë skuadrën që do të kalojë në raundin e 16-të të garës.

Ndeshja e parë në “Camp Nou” ishte një triller i vërtetë, një ndeshje e cila nuk dha një fitues, por që prodhoi katër gola, e cila në fund u mbyll 2-2.

Një gol nga mbrojtësi Marcos Alonso kishte hapur llogarinë në minutën e 50-të, vetëm për t’u barazuar rezultati dy minuta më vonë nga Marcus Rashford, përpara se mysafirët të përmbysnin rezultatin me një autogol nga Jules Kounde, shtatë minuta më vonë. Blaugranasit sidoqoftë reaguan duke e shmangur humbjen, pas një goli nga Raphinha në minutën e 76-të.

Por jo gjithçka shkoi mirë për vendasit, pasi në pjesën e parë, mesfushori i talentar Pedri u desh të zëvendësohej nga Sergi Roberto pas një lëndimi në minutën e 41-të, ndërkohë që në pjesën e dytë Gavi u ndëshkua me karton të verdhë, që nënkuptoi se ai do të humbasë sfidën kthyse në Angli.

Të rejat e dy skuadrave përpara ndeshjes
Antony dhe Harry Maguire janë të dy sërish të aftë për United, ndërsa Lisandro Martinez dhe Marcel Sabitzer janë të lirë nga pezullimi.

Anthony Martial është ende jashtë, që do të thotë se Erik ten Hag do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me Wout Weghorst si mesfushor sulmues pas Marcus Rashford, ose do të lëvizë holandezin përpara me Jadon Sancho si numrin 10.

Dyshja e mesfushës Christian Eriksen dhe Donny van de Beek janë të dy mungues afatgjatë për mikpritësit.

Për Barcelonën, Pedri, Gavi dhe Ousmane Dembele nuk janë në dispozicion për shkak të një përzierjeje të lëndimeve dhe pezullimit.

Çfarë thonë dy trajnerët?

Manchester United duhet të prodhojë “performancën e tij më të mirë këtë sezon” për të mposhtur Barcelonën dhe për të arritur në 1/16 e Ligës së Evropës, thotë menaxheri Erik ten Hag.

“Kur përballesh me skuadra kaq të mëdha si Barcelona, duhet të luash më së miri, përndryshe nuk ke shanse”, tha Ten Hag.

United, i cili nuk ka fituar asnjë trofe që nga viti 2017, do të luajë me Newcastle United në finalen e Carabao Cup në Wembley të dielën.

Ata janë të tretët në Premier League – pesë pikë prapa liderit Arsenal – dhe përballen me West Ham United në raundin e pestë të FA Cup më 1 mars.

“Ne kemi mundësinë,” tha Ten Hag, i cili mori drejtimin verën e kaluar.

“Por pika e parë e fokusit është gjithmonë ndeshja e radhës dhe ne nuk mund ta fitojmë trofeun (Europa League) këtë javë.

“Ne duhet të mbajmë të njëjtin mentalitet që çdo ditë duam të japim një version më të mirë të vetes”.

Menaxheri i Barcelonës Xavi tha: “Është një lojë vërtet e vështirë, Manchester United është një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe ata po e tregojnë këtë.

Është Manchester Unitedi më i mirë gjatë viteve të fundit dhe një pjesë e madhe e punës që Erik ten Hag ka bërë.

Në Camp Nou ata treguan një pasion të madh dhe ne duhet ta përballojmë atë. Është një stadium i vështirë për të shkuar dhe ne duhet të tregojmë personalitetin, të luajmë ashtu siç mundemi dhe të jemi shumë intensivë gjatë lojës.

Mentaliteti është ajo që na nevojitet për të luajtur një lojë si kjo. Manchester United është ende atje me Manchester Cityn dhe Arsenalin [në Premier League] kështu që është një fazë e përsosur për të treguar se Barcelona mund të konkurrojë me këto skuadra.”

Përballjet kokë-më-kokë
United ka fituar vetëm një nga 11 takimet e fundit me katalanasit.

Fitore në total:

Man United: 3

Barazime: 5

Barcelona: 6

Kë favorizojnë bastet?

Manchester United konsiderohet favorite në përballjen e sotme.

Terreni vendas dhe mungesa e dy mesfushorëve blaugranas ka bërë që United të konsiderohet favorite me 2.20 në rast fitore, gjersa Barcelona kuotohet me 3.25, kurse barazimi me 3.30.

Formacionet e mundshme:

Man Utd predicted line-up: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Sabitzer; Sancho, Fernandes, Rashford; Weghorst.

Barcelona predicted line-up: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Alonso, Alba; De Jong, Busquets, Kessie; Raphinha, Fati, Lewandowski.

Parashikim: Man Utd 2-1 Barcelona

/GazetaSinjali/