image Tensione në Manchester/ United përjashton Ronaldon për ndeshjen ndaj Chelseas

Futboll

Tensione në Manchester/ United përjashton Ronaldon për ndeshjen ndaj Chelseas

news image

Manchester United regjistroi një fitore të madhe të mërkurën mbrëma, duke fituar ndaj Tottenhamit 2-0 në Old Trafford.

Megjithatë jo gjithçka shkoi mirë në natën e mbrëmshme për “Djajtë e Kuq”.

Cristiano Ronaldo lëshoi stadiumin para se të mbaronte ndeshja, duke shkaktuar shumë polemika.

Pas këtij incidenti, duket se Manchester United ka iu ka revanshuar yllit portugez, të cilët do ta përjashtojnë për ndeshjen e fundjavës ndaj Chelseas.

Deklarata zyrtare e klubit angez:

“Cristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Man United për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Chelseat. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”, thuhet në njofitm.

/GazetaSinjaliSport/