Atletico Madrid është nikoqir i Milanit në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
Los Colchoneros presin në ‘Wanda Metropolitano’ skuadrën italiane me fillim nga ora 21:00.
Ky takim është vendimtar për të dy skuadrat që dëshirojnë kualifikimin në rrethin tjetër të Championsit.
Rossoneri nuk e ka asnjë fitore në këtë edicion të garës më të madhe evropiane dhe gjendet e fundit në grupin B me një pikë, ku fitorja sot do ta barazonte me skuadrën madrilene, e cila ka katër pikë në pozitën e tretë.
Pozita e dytë mbahet nga Porto që ka pesë pikë, por që sot përballet me liderin Liverpoolin dhe mundësitë e mëdha janë që të lëshojë pikë.
Formacionet për këtë supersfidë janë publikuar:
Atletico Madrid (3-4-2-1): Oblak; Gimenez, Savic, Hermoso; Llorente, De Paul, Koke, Carrasco; Lemar, Griezmann; Suarez.
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Kessié; Saelemaekers, Diaz, Krunic; Giroud. /Gazeta Sinjali Sporti/