Argjentina dhe Australia do të takohen sonte në raundin e 16-të të Botërorit të Katarit.
Për lojtarin më të mirë të kësaj kombëtare, Lionel Messin, kjo do të jetë një ndeshje e veçantë.
Ndeshja e sotme e tij do të jetë e 1000-ta në karrierën profesionale.
Në 999 ndeshje për klub dhe kombëtare, argjentinasi ka 788 gola dhe 348 asistime, një mesatare të golit çdo 104 minuta, dhe një mesatare e kontributit për gol çdo 72 minuta.
Messi ka 778 paraqitje për Barcelonën, 168 për Argjentinën dhe 53 për PSG-në.
35-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares së Argjentinës, me 93 gola.
Ndërkohë për të bërë një krahasim, portugezi Cristiano Ronaldo ka 819 gola në 1143 paraqitje në nivel klubesh dhe kombëtaresh.