image Ndeshja e Ligës së Kampionëve që e shpërndau me të madhe koronavirusin - Sinjali

Futboll/ Ndeshja e Ligës së Kampionëve që e shpërndau me të madhe koronavirusin

news image

Ndeshja mes Atalantas dhe Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve po konsiderohet si një bombë biologjike në Itali.

Sipas Fabiano di Marcco, Udhëheqës i repartit të Pneumologjisë në Bergamo pretendon se ndeshja mes Atalantas dhe Valencias ka ndikuar që koronavirusi të shpërndahet me të madhe në Itali, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Unë po e them mendimin tim. Me 19 shkurt, 40 mijë tifoz në San Siro, për ta parë ndeshjen Atalanta-Valencia. Në autobus, trena, vetura. Një bombë biologjike’, u shprehë ai.

Deri më tani në Itali janë mbi 4 mijë persona të vdekur dhe numri i të prekurve po vazhdon të rritet./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin