Ndeshja mes Atalantas dhe Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve po konsiderohet si një bombë biologjike në Itali.
Sipas Fabiano di Marcco, Udhëheqës i repartit të Pneumologjisë në Bergamo pretendon se ndeshja mes Atalantas dhe Valencias ka ndikuar që koronavirusi të shpërndahet me të madhe në Itali, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Unë po e them mendimin tim. Me 19 shkurt, 40 mijë tifoz në San Siro, për ta parë ndeshjen Atalanta-Valencia. Në autobus, trena, vetura. Një bombë biologjike’, u shprehë ai.
Deri më tani në Itali janë mbi 4 mijë persona të vdekur dhe numri i të prekurve po vazhdon të rritet./Gazeta Sinjali/