image Ndërron jetë një punonjëse e Qendrës së Studentëve në Prishtinë

Sociale

Ndërron jetë një punonjëse e Qendrës së Studentëve në Prishtinë

news image

Ka ndërruar jetë Kimete Rama – Zejnullahu, e cila ka punuar në mensën e Qendrës së Studentëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur, përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj qendre në Facebook.

“Do e kujtojmë si një punëtore shembullore me virtyte të larta njerëzore.
Në emër të Qendrës së Studentëve i shprehim ngushëllime të sinqerta Familjes Rama – Zejnullahu, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj”
, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Lladoc të Podujevës./Gazeta Sinjali/