Është ndërprerë ndarja e pakove ushqimore-higjienike për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit.
Kjo për shkak të kushteve atmosferike që po vazhdon të rendohen nga të reshurat e borës.
Në njoftimin e Komunës së Drenasist bëhet e ditur se shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë ditën e enjte.
‘’Më datën 02.04.2020 ( e enjte ) do të vazhdon ndarja e pakove, sipas kushteve atmosferike. Ndonëse një pjesë e pakove është bërë ndarja në vendbanime, për shkak të reshjeve të dendura të borës, po dëmtohen thasët e miellit dhe pakoja ushqimore. Prandaj për të evituar këtë, Komisioni për Shpërndarjen e pakove, ka vlerësuar se sot është e pamundur të bëhet ndarja sot’’, thuhet në njoftomin e komunës./GazetaSinjali/