image Ndërpritet furnizimi me ngrohje nga “Termokos” në Prishtinë

Sociale

Ndërpritet furnizimi me ngrohje nga “Termokos” në Prishtinë

news image

Ngrohtorja e Prishtinës, “Termokos”, ka njoftuar se që nga sot do të ndërpresë furnizimin me ngrohje.

Sipas tyre ky vendim është marrë në koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës dhe Kompaninë Energjetike të Kosovës.

“Me një trend pozitiv të zhvillimit dhe progresit të vazhdueshëm NP ‘Termokos’ e përmbyll edhe sezonin ngrohës 2021/2022 me një varg suksesesh të shënuara, si në rritjen e prodhimit të energjisë termike, shpërndarjen e energjisë te konsumatorët, rritjen e numrit të konsumatorëve, faturimin dhe inkasimin”.

“Suksesi i arritur gjatë këtij sezoni ngrohës i atribuohet angazhimit të pakursyer të secilit punëtorë të ndërmarrjes si dhe kontributit të konsumatorëve tanë, që nëpërmes pagesës me rregull të faturave të ngrohjes na kanë mundësuar, që të realizojmë me sukses misionin tonë si dhe të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera, në funksion të ngritjes së cilësisë dhe modernizimit të shërbimeve tona”, thuhet në njoftimin e “Termokosit”.

/GazetaSinjali/