image Ndalohet një 43-vjeçar në Prishtinë, Policia i gjen armë e municion

Siguri

Ndalohet një 43-vjeçar në Prishtinë, Policia i gjen armë e municion

news image

Derisa ishin në një pikë kontrolli në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë, Njësia e Reagimit të Shpejtë, ka ndaluar një automjet sot në mesditë.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se automjetin e tipit “BMW X1” ka qenë duke e vozitur një 43-vjeçar me inicialet E.M.

Gjatë kontrollit, të dyshuarit i është gjetur një armë në një çantë krahu ngjyrë kafe në ulëset mbrapa. Siç mëson Sinjali arma ka qenë e tipit “CERVENA” dhe ka qenë e mbushur me nëntë fishekë të kalibrit 9 mm.

43-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa arma i është konfiskuar.

Ai është arrestuar dhe me konsultim me prokurorin kujdestar, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, mirëpo ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

/GazetaSinjali/