image Ndalohen makinat në rrugën “Rexhep Luci”, do të bëhet shesh

Sociale

Ndalohen makinat në rrugën “Rexhep Luci”, do të bëhet shesh

news image

Rruga “Rexhep Luci” në qendër të kryeqytetit pritet të shndërrohet në shesh deri tek tuneli i kësaj rruge në mënyrë që të mund të kalojnë sa më lehtë qytetarët.

Ndërkaq, nga tuneli e deri te rruga “Luan Haradinaj”, do të kenë qasje edhe automjetet.

Një investim të tillë nga ana e komunës po e mirëpresin edhe vet banorët, por disa prej frekuentuesve të kësaj zone nuk po e kanë të njëjtin mendim.

Nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, i tha Klan Kosovës se punimet për shndërrimin e rrugës  “Rexhep Luci” në shesh, do të nisin këtë vit e pritet të përfundojnë shpejt.

/GazetaSinjali/