image Ndalet rryma pa paralajmërim në disa lagje të Prishtinës, KEDS tregon arsyen - Sinjali

Ndalet rryma pa paralajmërim në disa lagje të Prishtinës, KEDS tregon arsyen

news image

Para pak qaste është ndërprerë rryma në disa lagje të kryeqytetit, lidhur me këtë ka reaguar menjëherë KEDS duke e bërë të ditur arsyen.

Sipas tyre ndërprerja e shkurtër e energjisë që ndodhi ishte si pasojë e një defekti në nënstacionin e KOSTT 110/10 kV, Prishtina 6.

“KEDS informon publikun se ndërprerja e shkurtër që ndodhi para pak minutash në disa lagje të Prishtinës ishte si pasojë e një defekti të paraqitur në nënstacionin e KOSTT dhe tashmë furnizimi me energji elektrike ka filluar të rikthehet të konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin