image Ndahet nga jeta profesori nga Ferizaj

Sociale

Ndahet nga jeta profesori nga Ferizaj

news image

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se sot ka vdekur ish-drejtori i shkollës ekonomike, profesori i historisë, Haqif Nazifi.

Me dhembje, kuptova lajmin se sot i dha lamtumirën botës të të gjallëve, ferizajasi i shquar, ish drejtori i shkollës ekonomike, profesori i dalluar i historisë, Prof. Haqif Nazifi.Lamtumirë Profesor Haqif! Vepra jote e kontributi shumë dekadësh në arsimin e shoqërinë ferizajase, do t’i flas historisë me krenari, virtytet tuaja njerëzore e profesionale do të mbeten shëmbëlltyrë e qytetarisë“, ka shkruar kryetari i Ferizajt, Aliu.

Aliu u shprehu ngushëllime familjes Nazifi, miqve, kolegëve të arsimit si dhe të njohurve të të ndjerit.

/GazetaSinjali/