image Ndahet nga jeta avokati Qerim Metaj

Sociale

Ndahet nga jeta avokati Qerim Metaj

news image

Avokati kosovar Qerim Metaj sot është ndarë nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Në njoftimin e OAK thuhet se i ndjeri do të varroset nesër në ora 14:00 varrezat e fshatit Skivjan, Komuna e Gjakovës.

Metaj, nga data viti 2002 ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë, derisa i njëjti kishte ushtruar këtë veprimtari edhe përgjatë viteve 1990-2000.

Njoftimi i plotë:

Ndërroj jetë avokati Qerim Metaj nga Prishtina!

Prishtinë, 15.02.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës njofton opinionin se sot me datë 15.02.2022, humbi anëtarin e saj, avokatin Qerim Metaj.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 16.02.2022, në ora 14:00 varrezat e fshatit Skivjan, Komuna e Gjakovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Qerim u lind me 20.10.1948 në fshatin Skivjan, Komuna e Gjakovës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1975, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 21.04.1980 në Prishtinë.

Avokati Qerim, nga data 08.01.2002  ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë, derisa i njëjti kishte ushtruar këtë veprimtari edhe përgjatë viteve 1990-2000.

/GazetaSinjali/