image Napoli triumfon minimalisht ndaj Milanit dhe ia rrëmben pozitën e dytë

Futboll

Napoli triumfon minimalisht ndaj Milanit dhe ia rrëmben pozitën e dytë

news image

Kryendeshja e javës së 18-të në elitën e futbollit italian u zhvillua në ‘San Siro’, raporton Sinjali Sport.

Milani u mposhtë në shtëpi nga Napoli me rezultat minimal 0-1, në derbin e kësaj jave.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, ishte heroi i mysafirëve me golin e hershëm të minutës së katër.

Franck Kessie e realizoi golin e barazimit në minutën e 90-të, por Olivier Giroud ishte i shtrirë dhe pozitë jashtë loje, ku e shtyu gjyqtari ta anulojë golin e barazimit.

Të dy ekipet tashmë kanë nga 39 pikë, por meqenëse fituan sot, Napoli e rrëmben pozitën e dytë, gjersa Milani në të tretën.

Nga minuta e parë u paraqit i zakonshmi Amir Rrahmani, te mysafirët duke i kompletuar 90 dhe një paraqitje të mirë duke e mbajtur portën e paprekur. /Gazeta Sinjali Sporti/