Në Serie A, emri që po përmendet shumë kohëve të fundit është ai i mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
Për Kumbullën, kanë shprehur interesim skuadra të shumta, pasi që gjatë kampionatit italian pati një paraqitje fantastike te Verona.
‘Calciomercato’ ka raportuar se skuadra e Interit dhe ajo e Napolit janë në një garë direkte për të nënshkruar kontratë me Kumbullën.
19-vjeçari shihet si një nga mbrojtësit me të ardhmen më të ndritur në Serie A, prandaj gjigantët italianë duan ta kenë nënshkrimin e tij./Gazeta Sinjali/