Vedat Muriqi, ka njoftuar drejtuesit e Lazios se ai dëshiron të luaj në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm, njofton “AAG Sports” përcjell Sinjali Sport.
Mediumi turk ka njoftuar gjithashtu se Muriqi pati një takim me Presidentin Ali Koç dhe Emre Belözoğlu.
Akoma nuk ka ndonjë gjë zyrtare mbi të ardhmen e futbollistit shqiptar, mirëpo ky i fundit nuk pati një sezon të mirë në Itali.
Muriqi ka luajtur në Fenerbahçe përpara se të transferohej në klubin italian, ku edhe pati një nga sezonet më të mirë në karrierën e tij.
Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu ka thënë: “Muriqi dëshiron rikthimin në Fenerbahçe, ai ka zhvilluar disa telefonata me presidentin e klubit”. /Gazeta Sinjali Sporti/