image Muriqi mbërrin në Mallorca, i entuziasmuar për aventurën e re

Futboll

Muriqi mbërrin në Mallorca, i entuziasmuar për aventurën e re

news image

Vedat Muriqi ka mbërritur para pak minutash në Spanjë për ta nisur një eksperiencë të re me Mallorcan.

Sulmuesi kosovar i ka dhënë edhe fjalët e para si lojtar i ri i ekipit ishullor spanjoll për mediumin IB3.

“Jam mjaft i lumtur që jam këtu. Mezi pres të nis të ushtroj me shokët e rinj të skuadrës”, ka thënë 27 vjeçari.

Muriqi synon ta lë prapa krahëve eksperiencën dëshpëruese 18 muajshe në Lazio, teksa u huazua në Mallorca deri në fund të sezonit.

Muriqi i ishte bashkuar Lazios nga Fenerbahçe në verën e vitit 2020 për 18 milionë euro.

Prizrenasi arriti t’i realizonte vetëm dy gola në 49 ndeshje me klubin italian.

Ai kishte oferta nga Anglia, nga Franca, Rusia e Turqia, por në fund vendosi ta provojë një eksperiencë të re në La Liga.

Mallorca e ka mundësinë e blerjes definitive të kartonit të lojtarit, nëse përfaqësuesi kosovar e tregon veten në Spanjë. /Gazeta Sinjali Sporti/