Vedat Muriqi ka kryer me sukses testet mjekësore tek klubi i Lazios, shkruan Gazeta Sinjali.
Muriqi ka udhëtuar nga Kosova drejt Romës ku së shpejti do të zyrtarizohet tek klubi Italian.
Klubi bardhekaltër ka publikuar fotot e para të Muriqit gjatë testeve mjekësore, ku ky i fundit shihet shumë i lumtur.
Sulmuesi nga Kosova i ka kushtuar Lazios 20 milionë euro.
Vedat Muriqi ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare te Lazio, ku do të fitojë më shumë se 2.2 milionë në vit, 183 mijë euro në muaj dhe 42 mijë euro në javë.