image Muriqi edhe ndaj Sassuolos në bankën rezervë, këto janë formacionet

Futboll

Muriqi edhe ndaj Sassuolos në bankën rezervë, këto janë formacionet

news image

Lazio është mysafir i Sassuolos, në kuadër të xhiros së 17-të në Seria A.

Skuadra e Maurizio Sarrit është duke ‘luftuar’ që ta mbyll garën për top katër, andaj do bëjnë çmos për të arkëtuar pikët e plota.

Ndërkohë, vendasit kanë bërë disa befasi te top klubet, andaj do mundohen të arkëtojnë gjithashtu pikët e plota.

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi do jetë sërish nga stoli dhe mbetet të shihet nëse do ketë minutazh në pjesën e dytë.

Formacionet zyrtare:

Sassuolo: Consigli; Toljan, Chiriches, Ferrari, Rodgerio; Frattesi, Lopez, Raspadori; Berardi, Scamacca, Traore

Lazio: Strakosha; Hysaj, Ramos, Acerbi, Marusic; Akpro, Cataldi, Basic; Pedro, Immobile, Zaccagni /Gazeta Sinjali Sporti/