Ishte vetëm një miqësore, por Lazio nuk bindi as me Meppen, skuadër modeste që luan në divizionin e tretë në Gjermani.
Takimi përfundoi 1-1 dhe nderin e lacialëve e shpëtoi Vedat Muriqi. Dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Immobile kishte mundësinë të kalonte në avantazh skuadrën, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
19’ | #LazioMeppen 1-1
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 4, 2021
⚽ GOOOOOOOL!!!!!
????☠️ Il pareggio di @MuriqiVedat!!!!
#Marienfeld2021 #CMonEagles ???? pic.twitter.com/eBtRLZb2Uj
Tekniku Maurizio Sarri ishte gjithmonë duke bërtitur, duke mbajtur shënime, natyrisht priste diçka më shumë nga lojtarët e tij, por pas një muaji futbollistët e Lazios ende nuk janë përshtatur me model “sarrist”.
Një tjetër miqësore do të zhvillohet në Enschede, në Holandë. Kundërshtari do të jetë Twente. /GazetaSinjaliSporti/