image Gati 24 orë pa ujë/ Ujësjellësi tregon se kur do të kthehet furnizimi në disa lokacione të Rajonit të Prishtinës

Sociale

Gati 24 orë pa ujë/ Ujësjellësi tregon se kur do të kthehet furnizimi në disa lokacione të Rajonit të Prishtinës

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se banorët e Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, lagjes “Kalabria” dhe “Mati 1” në Prishtinë kanë ndërprerje të ujit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, kjo situatë është krijuar si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibrit pas reshjeve të shumta atmosferike.

Po ashtu, bëhet e ditur se kjo gjendje pritet që të stabilizohet deri në mëngjes.

“Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim. Në anën tjetër, kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit. Duhet kuptuar që jemi në situatë emergjente pas vërshimeve. Përkushtimi nga ana jonë është i madh, kështu që ju lusim të kuptoni gjendjen e krijuar nga natyra”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Banorët e Lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar./Gazeta Sinjali/