image MTI thotë se e ka zbuluar një mashtrim me djathin në Prishtinë

Biznes

MTI thotë se e ka zbuluar një mashtrim me djathin në Prishtinë

news image

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka evidentuar një mashtrim në Prishtinë me sasinë e dy llojeve të djathërave të ardhura nga Maqedonia Veriore.

MTI thotë se mashtrimi u gjet pas një vizite të ministrit Vesel Krasniqi në një biznes në Prishtinë gjatë muajit të kaluar.

“Pas marrjes së mostrave, sasitë e dy llojeve të djathit, të prodhuar në Maqedoninë Veriore rezultuan jo të sakta. Mostrat janë marrë në një biznes në Prishtinë, gjatë vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi në pjesën e dytë të muajit që shkoi. Zyrtarë të MTI-së, pas ekspertizës së produkteve kanë konstatuar se sasia e përshkruar në paketim nuk përkon me sasinë reale të produktit dhe në këtë mënyrë është mashtruar konsumatori”, thuhet në njoftim.

Siç thotë MTI, ministri është interesuar për cilësinë e ushqimit, në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushe.

“Mbështetja për biznese nuk do të mungojë, por nuk do të lejohet që të drejtat e konsumatorit të shkelen”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai thotë se fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit. /Gazeta Sinjali